Inter-Verona, luhet për Champions dhe një rezultat historik

Futboll

Inter-Verona, luhet për Champions dhe një rezultat historik

Më: 31 mars 2018 Në ora: 12:57
Inter

Inter do të kërkojë të mbrojë vendin e katërt, teksa do të presë në shtëpi të shtunën Verona-n. Zikaltrit janë në garë me Lazio-n për të siguruar pozicionin e fundit në renditje që garanton pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League. Në ndeshjen e tyre të fundit para takimeve të kombëtareve ka ardhur një fitore mbresëlënëse 5-0 kundër Sampdoria-s.

Ndërkohë, miqtë janë në vendin e parafundit në renditje, 3 pikë larg mbijetesës. Në ndeshjen e ardhshme, veronezët do të ndeshen me Benevento-n e vendit të fundit dhe do të klenë mundësinë për të marrë pikë të domosdoshme. Për sa i takon sfidës së kësaj të shtune, ata kanë befasuar Fiorentina-n në tranasfertë, duke i munduar këta të fundit me rezultatin 4-1, gjë që tregon se Verona është në gjendje të dhurojë surpriza.

Gjithsesi, nuk do ta ketë të lehtë ta bëjë një gjë të tillë kundër Inter, që ka fituar 9 nga 11 ndeshjet e fundit të luajtura kundër veronezëve në të gjitha kompeticionet. Për më tepër, Verona nuk ka fituar kurrë kundër Inter-it në “San Siro”. Gjithashtu, zikaltrit kanë shënuar të paktën 2 gola në 13 nga 14 ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër Verona-s në të gjitha kompeticionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat