“Në Interin u dashurova që në ditën e parë, do ta dua deri në ditën e fundit të jetës sime”

Futboll

“Në Interin u dashurova që në ditën e parë, do ta dua deri në ditën e fundit të jetës sime”

Më: 30 mars 2018 Në ora: 22:42
Javier Zanetti

“Unë u dashurova me Interin që në ditën e parë”, janë fjalët e Javier Zanettit.

Ish kapiteni i kësaj skuadre, në një intervistë për faqen zyrtare të Inerit, ka folur për karrierën e gjatë të kaluar në ‘San Siro’.

Zanetti ka thënë se është dashuruar me Interin që në ditën e parë të transferimit, dhe ajo dashuri do t’i vazhdojë deri në fund të jetës.

Argjentinasi i ishte bashkuar Interit në vitin 1985, për të regjistruar 853 paraqitje e duke fituar pesë herë titullin e Serie A, dhe një titull të Ligës së Kampionëve.

“Unë u rrita në dashuri me Interin”, ka thënë Zanetti për Inter TV.

“Kam kuptuar anën njerëzore të këtij klubi”.

“Të jesh interist do të thotë nder, krenari për fanellën, unë mund të them se u dashurova me Interin jo për fitoret, por nga vuajtjet”.

“Është një histori fantastike dashurie e cila kurrë nuk do të përfundojë, sepse unë do të mbaj Interin në zemrën time deri në ditën e fundit të jetës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat