Xavi tregon favoritët e Ligës së Kampionëve

Futboll

Xavi tregon favoritët e Ligës së Kampionëve

Më: 30 mars 2018 Në ora: 15:45
Kupa

Edhe Manchester City e Real Madridi janë në listën e Xavit si favorit për ta fituar Champions Leaguen.

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka zgjedhur favoritët për Ligën e Kampionëve, duke përfshirë edhe Manchester Cityn e Real Madrid.

Manchester City do të përballet në çerekfinale me Liverpoolin, kurse Reali me Juventusin.

“Mendoj se kemi katër favorit: Real Madrid, Barcelona, Manchester City dhe Bayern Munich”, tha spanjolli për Goal.

“Pjesa tjetër e ekipeve janë një hap prapa. Por, do të shohim – në Champions League kurrë nuk mund ta dini çfarë mund të ndodhë”.

Barcelona do të përballet me Romën në çerekfinale, kurse Bayern Munich me Sevillan – në letër, si katalunasit ashtu edhe bavarezë janë favorite për të kaluar në gjysmëfinale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat