Selmani: Agim Bytyçi, Sejdi Mërkoja, Gafurr Kabashi e Bajram Neziri, tregojeni të vërteten e Kampionatit të parë të Kosovës

Futboll

Selmani: Agim Bytyçi, Sejdi Mërkoja, Gafurr Kabashi e Bajram Neziri, tregojeni të vërteten e Kampionatit të parë të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2018 Në ora: 12:25
Skënder Selmani

Skënder Selmani kërkon të nxirret një monografi me mbi 700-800 faqe të futbollit të pavarur të Kosovës dhe të shkruhet origjinal historia si ka qenë nga viti 1991 dhe 1999, që do të mbetet një dokument për brezat e  ardhshëm.

Sepse kjo duhet të mësohet edhe nëpër shkolla ku jepet lënda e edukatës fizike se si kanë rrezikuar edhe jetën në pavarësimin e sportit nga ai serbosllav. Selmani, ndryshe është anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës 1991-94, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”:

“Në një shkrim të mëhershëm Agim Bytyçi është deklaruar se loja e parë është zhvillua në Studençan Ballkani me Lirinë, ku në këtë lojë prezent ka qene vetë kryetari me nënkryetarin Gafurr Kabashin. E në anën tjetër sekretari Sejdi Mrkoja, ku kryetar ka qenë Agim Bytyçi deklarohet se loja e parë ka qenë Flamurtari e Prishtina.

Për hir të vërtetës ku kryetari i parë nuk del një kohë të deklarohet cila është e vërteta. Caktimi i lojëve në kryesi kur edhe u bë e vërtet se xhiroja e parë ka qenë Ballkani - Liria dhe Flamurtari e Prishtina por lojët kanë mund të ndryshojnë, se kemi qenë nën okupimin e egër serb dhe në atë kohë komunikimi mes Agimit dhe Sejdës ka funksionuar dhe të dytë janë gjallë dhe të deklarohen si edhe Bajram Neziri, sekretar i këshillit garave”, tha Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat