Lazio’s i vidhen 2 milionë euro

Futboll

Lazio’s i vidhen 2 milionë euro

Më: 29 mars 2018 Në ora: 06:02
Igli Tare

Klubi i Lazios ka rënë pre e një mashtrimi financiar on line, duke pësuar një dëm prej rreth dy milionë eurosh.

Ekipi, që ka për drejtor sportiv shqiptarin Igli Tare, ka bërë gabimisht një pagesë prej dy milionë eurosh për Feyenoordin, ish-skuadrën e mbrojtësit Stefan De Vrij, që është pranë largimit tashmë nga ekipi roman.

Lazio paguan këste ndaj ekipit holandez që prej vitit 2014, e këtë vit duhej të derdhte edhe një shumë për shkak të transaksionit të parashikuar. Por, sipas gazetës “Il Tempo”, një “e-mail” mashtrues i nisur nga “hacker”-a por i kamufluar sikur vinte nga Feyenoordi, bëri drejtuesit që të dërgojnë para në një llogari në “parajsa fiskale”, të administruar nga një bankë holandeze.

Lazio u informua mbi mashtrimin vetëm pasi Feyenoordi raportoi se nuk kishte marrë pagesën për mbrojtësin De Vrij, duke bërë edhe denoncimin, që gjithsesi i ka rikuperuar vetëm 200 mijë euro. Pjesa tjetër ka lënë shenjë në sistemin bankar holandez, por skuadra e futbollit italian ende nuk ka gjetur autorët e mashtrimit.

Lazio nuk është ekipi i parë i futbollit që bie pre e skemave të mashtrimit në internet, pasi më parë këtë vit, edhe skuadra e Hamiltonit në Angli pagoi një milion paund në një adresë të rreme të kamufluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat