Shosholli: Përzgjedhësi i ri kërkon lojë të mirë dhe rezultat

Futboll

Shosholli: Përzgjedhësi i ri kërkon lojë të mirë dhe rezultat

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2018 Në ora: 11:06
Ajet Shosholli

Kosova ka sfidë më të vështirë me Burkina Fason se sa e kishte me Madagaskarin, në miqësoren që do të luajë sot (18.00) në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland” në Francoville të Parisit. Kosova, të shtunën që e lamë pas, e mundi me rezultat minimal 1:0 Madagaskarin, fal golit të futbollistit Edon Zhegrova. Në paraqitjen e dytë, brenda pak ditëve, synojnë fitoren e radhës nën petkun e përzgjedhësit të ri, zviceranit Bernard Challandes.

Përzgjedhësi ka pa formën e  secilit futbollist në takim me Madagaskarin dhe tani e ka më lehtë të gjej edhe 11-shin më të mirë, kundër Burkina Fasos, e cila ka një ekip mjaft të mirë. Trajneri i mirënjohur i Kosovës, Ajet Shosholli, tha se është një ndeshje e vështirë, kur dihet se Burkina Faso është më cilësore se Madagaskari. “Kosova me Madagaskarin bëri paraqitje të mirë, pas kësaj takohet me Burkina Fason. Burkina Faso është një kombëtare më cilësore se Madagaskari dhe mendoj se djelmoshat kanë motivin për fitore e cila është shumë më rëndësi. Përzgjedhësi i ri kërkon lojë të mirë dhe rezultat”, tha Shosholli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sipas Shoshollit, kjo ndeshje është një test i mirë sidomos për të pa formën e lojtarëve dhe për komponimin e  ekipit për të ardhmen. “Bash është një rast i mirë për t’u komponuar ekipi dhe besoj se do ta ketë skeletin e ekipit sikurse me Madagaskarin. Ndoshta ekziston ndonjë solucion tjetër me zëvendësime, si startues Zeneli, Rashica apo Nuhiu, të cilët në ndeshjen e parë treguan lojë të mirë”, tha Shosholli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat