Futbollistët janë në formë të mirë kundër Gjermanisë

Futboll

Futbollistët janë në formë të mirë kundër Gjermanisë

Më: 27 mars 2018 Në ora: 10:15
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja U-21 e Kosovës ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, aty ku nesër në orën 18:45 do të ballafaqohet me Gjermaninë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2019. Gjatë një orë stërvitje, përzgjedhësi Rafet Prekazi, me ndihmësin, Erdogan Celina, kanë bërë skemat përfundimtare të interpretimit të lojës kundër gjermanëve, ku vëmendje më e madhe i është kushtuar repartit të mbrojtjes, duke pasur parasysh cilësinë e kundërshtarit në sulm. Gëzon fakti se futbollistët janë në formë të mirë para kësaj ndeshje dhe e presin atë me entuziazëm dhe shpresë për një tjetër paraqitje dinjitoze, ndërkohë që presin që sot në tribunat e stadiumit të ketë edhe numër të madh të tifozëve për t’i përkrahur. Pas stërvitjes së Kosovës, në stadiumin “Adem Jashari” ka zbarkuar edhe kombëtarja gjermane, e cila e ka zhvilluar seancën e saj të parë dhe të fundit në Kosovë para sfidës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat