Të gatshëm për Gjermaninë

Futboll

Të gatshëm për Gjermaninë

Më: 26 mars 2018 Në ora: 23:05
Kombetarja shqiptare U21 e Kosoves

Kombëtarja U21 e Kosovës ka mbajtur sot në orët e pasdites seancën e fundit stërvitore në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, aty ku nesër në orën 18:45 do të ballafaqohet me Gjermaninë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2019.

Gjatë një orë stërvitje, përzgjedhësi Rafet Prekazi, me ndihmësin, Erdogan Celina, kanë bërë skemat përfundimtare të interpretimit të lojës kundër gjermanëve, ku vëmendje më e madhe i është kushtuar repartit të mbrojtjes, duke pasur parasysh cilësinë e kundërshtarit në sulm.

Gëzon fakti se futbollistët janë në formë të mirë para kësaj ndeshje dhe e presin atë me entuziazëm dhe shpresë për një tjetër paraqitje dinjitoze, ndërkohë që presin që nesër në tribunat e stadiumit të ketë edhe numër të madh të tifozëve për t’i përkrahur.

Pas stërvitjes së Kosovës, në stadiumin “Adem Jashari” ka zbarkuar edhe kombëtarja gjermane, e cila e ka zhvilluar seancën e saj të parë dhe të fundit në Kosovës para sfidës së nesërme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat