Zvicra fiton me golin e Xhemailit

Futboll

Zvicra fiton me golin e Xhemailit

Më: 23 mars 2018 Në ora: 20:57
Blerim Xhemajli

Në minutën e 59-te, Blerim Xhemaili, shënoi për fitoren e Zvicrës me rezultat 1:0 kundër Greqisë, në miqësoren e futbollit që u luajt në Selanik.

Ka qenë ndeshje e mire dhe për selektorët që të shohin formën e lojtarëve sidomos ai i Zvicrës, Vlladimir Petkoviq.

Në pjesën e parë dy skuadrat luajtën në mënyrë të kujdesshme dhe nuk kishte ndonjë rast të mirë shënimi.

Kësisoj 45 minutat e parë përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.

Image

Por me të filluar pjesa e dytë, Zvicra arriti të shënoj golin e epërsisë.

Ishte mesfushori shqiptar i Bolognes, Blerim Xhemaili që shënoi një gol të jashtëzakonshëm me gërsherë pas asistimit nga Haris Seferovic.

Në këtë takim për Zvicrën nga minuta e parë u paraqitën tre futbollistë shqiptarë.

Image

Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili luajtën gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Valon Behrami u zëvendësua në minutën e 61.

Ndeshjen e radhës Zvicra e luan përsëri miqësore katër ditë më vonë ndaj Panamasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat