As Reali as Barcelona, Kane befason me skuadrën e re

Futboll

As Reali as Barcelona, Kane befason me skuadrën e re

Më: 23 mars 2018 Në ora: 20:18
Harry Kane

Emri i sulmuesit polak Robert Lewandowski po lakohet gjithnjë e më shumë se do të largohet nga skuadra e Bayern Mynih verën e ardhshme, pasi 29-vjeçari pëlqehet shumë nga spanjollët e Real Madrid. Por skuadra kampione e Bundesligës nuk ka ndërmend të qëndrojë duarkryq dhe ka një plan të madh për sulmin, që përfshin një nga emrat më të mëdhenj aktualisht në këtë repart. Mediat gjermane bëjnë me dije se në rast se Lewandowski vendos të largohet nga Bayern, i pari në listë për ta zëvendësuar është sulmuesi Harry Kane.

Harry Kane luan në Premier League me skuadrën e Tottenham dhe për të janë interesuar edhe në Spanjë, por ai ka një kosto të lartë. Shumë e cila duket se nuk do të jetë aspak një problem për Bayern, që është gati të shpenzojë edhe 200 milionë euro për të marrë sulmuesin 24-vjeçar që po shkëlqen në kampionat. Por problem për bavarezët do të jetë t’i mbushin mendjen Kane të kalojë në Bundesligë, ndaj dhe në rast se dështon ardhja e sulmuesit britanik, në listë është edhe emri i sulmuesi Timo Werner, që luan me Leipzig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat