Brazili e demoloi Rusinë

Futboll

Brazili e demoloi Rusinë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 19:01
Pamje nga ndeshja

Brazili e ka deklasuar me rezultat Rusinë në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Luzhniku të Rusisë

Kombëtarja e Brazilit ka fituar me rezultat të pastër midis Rusisë, duke e mundur atë me rezultat 3-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, madje me raste skuadra e Rusisë u tregua shumë më e mirë dhe lehtë ka mundur që të kalojë në epërsi.

Por, pjesa e dytë i takoi Brazilit.

I pari shënoi Miranda në minutën e 53’të të takimit.

Goli i dytë dhe i tretë u shënuan renda 5 minutave.

Fillimisht ishte Coutinho nga penalltia që realizoi në minutën e 61’të, kurse katër minuta më vonë shënoi edhe lojtari tjetër i Barcelonës, Paulinho.

Kjo ndeshje ishte miqësore por ishte shumë e rëndësishme pasi që Rusia është nikoqire e Botërorit të sivjetmë që mbahet në verë, kurse Brazili, si zakonisht konsiderohet favorit për ta fituar Kupën e Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat