Abazi: Me ardhjen e përzgjedhësit të ri dhe do të ndryshojë gjithçka te Kosova

Futboll

Abazi: Me ardhjen e përzgjedhësit të ri dhe do të ndryshojë gjithçka te Kosova

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2018 Në ora: 18:19
Arsim Abazi

Kosova kërkon fitore në ballafaqimin miqësorë me Madagaskarin, e cila luhet nesër në mbrëmje (19.00) në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland” në Paris. Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Bernard Challandes, do të debutojë kundër Madagaskarit, një sfidë që pritet me kërshëri sidomos nga shqiptarët.

Pas kësaj sfide Kosova me 27 mars do të ndeshet me Burkina Fason, e cila do t’i shërbejë përzgjedhësit të ri që të njihet mirë me futbollistët dhe të shohë edhe formën e tyre.  Ish futbollisti i kombëtares së Kosovës, Arsim Abazi, tha se janë dy miqësore të mira sidomos për përzgjedhshin e ri, Challandes. “Janë dy miqësore të mirëseardhura, për shkak se u ndërrua edhe përzgjedhësi dhe tash është përzgjedhësi i ri, i duhet mu njoftuar mirë me lojtarë. Mendoj se është një e mirë për kombëtaren e Kosovës, ndoshta me ardhjen e përzgjedhësit të ri dhe do të ndryshojë gjithçka.

Mendoj se nuk duhet të jetë në plan të parë rezultati, kur dihet se përzgjedhësi është shtetas i huaj dhe nuk i njeh mirë lojtarët dhe mentalitetin tonë. Presë një lojë të mirë, një organizim të mirë dhe sigurisht se do të ketë ndryshime. Nuk duhet ta marrim tragjike pavarësisht se cili është rezultati, por duhet në plan të parë të bëhet komponimi i ekipit.

Kosova ka potencial, shumica e lojtarëve tanë luajnë në Zvicër e Gjermani, ku përzgjedhësi ka mundësi mi përcjellë me tepër. Kosova ka shumë talent  dhe e kemi një të ardhme të mirë, po shihet edhe fitorja e të enjtes e Kosovës U-21 me 2:0 ndaj Azerbajxhanit. Prandaj Kosova ka potencial që ta ketë një Kombëtare A shumë të mirë”, tha Abazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat