Ibra: Edhe gjërave të mira u vjen fundi

Futboll

Ibra: Edhe gjërave të mira u vjen fundi

Më: 23 mars 2018 Në ora: 17:56
Zlatan Ibrahimoviç

Edhe zyrtarisht Zlatan Ibrahimoviç është larguar nga Manchester United pasi ka prishur që tani kontratën që i skadonte në fund të sezonit. Ibrahimoviç karrierën do ta vazhdojë në MLS te skuadra LA Galaxy.  Ibra postoi një foto në Intagram me një mesazh ku përshëndet tifozët dhe shokët e ekipit tek United. “Edhe gjërave të mira u vjen fundi dhe ka ardhur koha që të largohem pas dy viteve fantastike me Manchester United. Faleminderit klubit, tifozëve, ekipit, trajnerit, stafit dhe të gjithë atyre që ndanë këtë aventurë me mua,” ishte mesazhi i Ibra-s.  Ditë më parë ishe paralajmëruar se Ibra do të shkojë në La Galaxy dhe gjithçka edhe është e qartësuar, një aventurë e re për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat