Mavraj: Në fushë duhen 11 liderë, pak ka rëndësi shiriti i kapitenit

Futboll

Mavraj: Në fushë duhen 11 liderë, pak ka rëndësi shiriti i kapitenit

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:53
Mërgim Mavraj

Ndërkohë, i konsideruar si zëvendëskapiteni i kuqezinjve, Mërgim Mavraj thekson se pak rëndësi ka shiriti tashmë, të gjithë lojtarët që do të luajnë, do të jenë liderë në fushë.

“Në fushë duhen 11 liderë, nuk ka shumë rëndësi nëse është larguar Lorik Cana apo dikush tjetër. Që një përfaqësuese të ketë sukses, duhet të ketë në fushë 11 luftëtarë që japin më të mirën për skuadrën. Nuk ka shumë rëndësi se kush është kapiteni, rëndësi ka që të gjithë futbollistët të japin maksimumin e tyre në fushë. Është shpejt për të folur për Evropianin e ardhshëm, por ne do të bëjmë gjithçka për të qenë pjesë sërish në Kampionatin Europian të vitit 2020”, u shpreh Mavraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat