Shtyhen ndeshjet shkaku i reshjeve të borës

Futboll

Shtyhen ndeshjet shkaku i reshjeve të borës

Më: 23 mars 2018 Në ora: 15:47
Topi i futbollit

Komisionet e Garave të Ligës së Parë, Ligës së Dytë, të Juniorëve dhe Kadetëve në futboll, kanë vendosur që të gjitha ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar këtë fundjavë, në këto liga të shtyhen për të mërkurën.

Ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta që e kanë përfshirë vendin tonë në ditët e fundit.  Ndërkohë, ndeshjet në Ligën e Femrave do të luhen të dielën dhe të hënën. Të enjten dhe të premten ka pasur reshjet e borës, të cilat kanë vështirësuar edhe fushat tejmase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat