Juve-Real, Casemiro për Douglas Costan: “E thyej në dysh”

Futboll

Juve-Real, Casemiro për Douglas Costan: “E thyej në dysh”

Më: 23 mars 2018 Në ora: 15:16
Casemiro dhe Douglas Costa

Gjatë konferencës për shtyp të Brazilit, në prag të ndeshjës me Rusinë, kishte disa momente mjaft komike.

Në dispozicion të gazetarëve ishin Douglas Costa dhe Casemiro, të dy këta do të takohen në cerekfinale të Ligës së Kampionëve në takimin mes Juventusit dhe Real Madrid.

Pyetja e një gazetari e vendosi lojtarin madrilen në një udhëkryq: “Paramendoni se është minuta e 40-të e pjesës së dytë në ndeshjen Juve-Real, Douglas depërton në të majtë, ju do të bënit një ndërhyrje të pamëshirshme apo do kishit menduar se është Kupa e Botës më pas?

“E thyej në dysh” , ishte përgjigja e menjëhershme e Casemiros, e cila bëri të qeshin Douglas Costan dhe të pranishmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat