Ceballos me mesazh për Zidanin

Futboll

Ceballos me mesazh për Zidanin

Më: 23 mars 2018 Në ora: 13:46
Dani Ceballos

Ceballos dëshiron të triumfojë në Real Madrid.

Nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Zinedine Zidane, madje për shumicën e ndeshjeve është lënë edhe në shtëpi. Por, Dani Ceballos thotë se dëshiron të triumfojë në Real Madrid dhe opsion nuk është largimi nga “Santiago Bernabeu”, për çka u fol shumë në merkaton e janarit.

“Kur je i ri dhe ke ambicie, dëshiron të luash. Duhet të jem i durueshëm. Kur kam shanse te Real Madridi, i shfrytëzoj. Nuk pendohem që nuk jam larguar”, u shpreh Ceballos.

“Synimi im është që të jem pikë referimi në Real Madrid. Këtë iluzion nuk do ta largojë askush nga unë”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat