“Menduam se Dybala ishte një yll futbolli, por nuk rezultoi ashtu”

Futboll

“Menduam se Dybala ishte një yll futbolli, por nuk rezultoi ashtu”

Më: 23 mars 2018 Në ora: 13:40
Paulo Dybala

Dy sulmuesit janë lënë anash nga kombëtarja për ndeshjet miqësore.

Në prag të ndeshjes miqësore me Italinë, trajneri i Argjentinës ka dalë në një konferencë për shtyp, ku mes të tjerash ka folur edhe për mungesën në grumbullim të dy prej sulmuesve më në formë në Serinë A, Paulo Dybala dhe Mauro Icardi.

Jorge Sampaoli i ka mbyllur përfundimisht dyert për Dybalën në botëror, ndërsa për Icardin tha se ende ekziston një fije shprese.

“Për Dybalën menduam se ishte një yll futbolli, por nuk rezultoi kështu. Nuk di se ku qëndron problem, por ai nuk arriti të përshtatet me idenë tonë të lojës, ose ne ndoshta nuk ditëm ta vlerësojmë mirë”, ka thënë Sampaoli.

“Icardi ka qenë gjithmonë një zgjidhje e parë, por vumë re një diferencë të madhe mbi përshtatjen e tij te Interi dhe atë në kombëtare. Raportet futbollistike me pjesën tjetër të skuadrës nuk ishin aty ku duhet”.

“Nuk e përjashtoj, por diçka duhet të ndryshojë në mënyrë të shpejtë, pasi në kombëtare nuk kemi shumë kohë për të pritur”, tha Sampaoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat