Bolt nis stërvitjen me Borussia Dortmund

Futboll

Bolt nis stërvitjen me Borussia Dortmund

Më: 23 mars 2018 Në ora: 12:20

Marco Reus, Mario Gotze dhe… Usain Bolt?

Kjo është treshja sulmuese e Borussia Dortmund, që të enjten u stërvitën së bashku.

Atleti i famshëm i 100 metrave ka pasur gjithmonë dëshirë për të provuar veten në futboll dhe është tifoz i zjarrtë i Manchester United, por ishte klubi gjerman që i dha mundësinë të stërvitej bashkë me yjet e tjerë të futbollit, tashmë që karriera e tij në atletikë ka përfunduar.

Borussia Dortmund dhe Usain Bolt kanë të njëjtin sponsor: markën Puma. Kjo ndoshta është arsyeja e këtij bashkimi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat