Ramos: E dua këtë rekord, por do të jetë e vështirë

Futboll

Ramos: E dua këtë rekord, por do të jetë e vështirë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 01:00
Sergio Ramos

Në prag të ndeshjes numër 150 me Spanjën, Sergio Ramos ka zbuluar se objektivi i tij është të mbajë rekordin për numrin më të madh të ndeshjeve me kombëtaren.

“Ndeshja numër 150 (kundër Gjermanisë) është një moment i veçantë”, ka thënë kapiteni i Real Madrid “Nuk ka asgjë më të bukur se të përfaqësosh vendin tënd. Do të më pëlqente të bëhesha lojtari që e ka veshur më shumë herë këtë fanellë, por nuk do të jetë e lehtë”.

Gjermania do të jetë një kundërshtar i vështirë, por Ramos beson te Spanja. “Ne kemi besim te vetja dhe te grupi që kemi. Jemi skuadra që duhet mundur, kemi qenë kampionë të botës dhe duam të jemi përsëri”.

Kjo sfidë do të jetë një përsëritje e finales së Euro 2008-të. “Ka qenë një finale e vështirë. Kemi fituar falë golit të Torres, por ata kanë luftuar deri në minutën e fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat