Mbrojtësi 70 milionë eurosh emërohet kapiteni i ri i Holandës…

Futboll

Mbrojtësi 70 milionë eurosh emërohet kapiteni i ri i Holandës…

Më: 23 mars 2018 Në ora: 00:52
Virgil van Dijk

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, është konfirmuar si kapiteni i ri i Holandës, nga trajneri i ri i “portokallinjve”, Ronald Koeman. Ish-trajneri i Southampton dhe Everton do të debutojë në stolin e “tulipanëve” në miqësoren e së premtes kundër Anglisë në Amsterdam. Para ndeshjes, Koeman konfirmoi se Van Dijk, lojtari me të cilin ka punuar te Southampton, do të jetë kapiteni i ekipit kombëtar.

“Për mua është speciale që do të mbaj shiritin e kapitenit të Holandës dhe për më tepër që do ta mbajë për herë të parë në ndeshjen kundër Anglisë, ku luaj prej shtatë vitesh. Eshtë me të vërtetë diçka e veçantë, – tha Van Dijk, i cili u ble nga Liverpool në muajin janar për 70 milionë euro. Holanda nuk është kualifikuar për në Kupën e Botës dhe nuk mori pjesë as në Euro 2016, duke shënuar periudhën më të errët për këtë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat