Brazili, 15 kapitenë në 18 ndeshje

Futboll

Brazili, 15 kapitenë në 18 ndeshje

Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:19
Alison Ramses Beker,

Alison Ramses Beker, portieri 25-vjeçar i Romës dhe një nga zbulimet e këtij sezoni, do të jetë ai që do të mbajë shiritin e kapitenit të Brazilit këtë të premte ndaj Rusisë, në miqësoren e Moskës.

Ai do të përfitojë nga një model i diskutueshëm rotacioni që trajneri i kombëtares braziliane po aplikon te skuadra e tij.

Portieri do të jetë kapiteni numër 15 në 18 ndeshjet e fundit të përfaqësueses “carioca” nën drejtimin e trajnerit Tite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat