Varane zbulon metroseksualin më të madh të Real Madrid

Futboll

Varane zbulon metroseksualin më të madh të Real Madrid

Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:14
Real Madrid

Mbrojtësi francez i Real Madrid ka dhënë një intervistë për Men’s Health duke diskutuar, ndër të tjera, edhe kush është lojtari që kujdesem më shumë për ‘llok-un’ e tij në dhomat e zhveshjes.

Në fillim ai flet për sezonin aktual që po kalon Real Madrid.

“Në kampionat, ka qenë një sezon i komplikuar në krahasim me një vit më parë por në Champions League ne vazhdojmë të përparojmë dhe jemi në çerekfinale.

“Vitin e kaluar kishte ndeshje që nuk luanim mirë por merrnim tri pikët. Ndërsa këtë vit…”

Më pas ndalet te rutina e stërvitjes.

“Në fillim kur mbërrij në stërvitje, përgatitemi për seancën duke marrë trajtimin nga fizioterapisti më pas shkojmë në stërvitje për të aktivizuar trupin. Në varësi të intensitetit ne bëjmë hapjet.

Më pas ne stërvitemi, në varësi të intensitetit ajo shkon nga 45 minuta në një orë e gjysmë.”

Por kush kujdeset më shumë për imazhin e tij në dhomat e zhveshjes: “Natyrisht që është Cristiano Ronaldo, ai kujdeset më shumë. Por edhe Sergio Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat