Bastet paralajmërojnë rikthimin e Tottit në fushë, ky është koefiçent ëndrrash

Futboll

Bastet paralajmërojnë rikthimin e Tottit në fushë, ky është koefiçent ëndrrash

Më: 22 mars 2018 Në ora: 21:40
Francesco Totti

Kanë luajtur dhe fituar bashkë, por ka arritur shumë vonë në pankinën e Romës, për të mundur ta drejtojë si trajner. Pikërisht për këtë arsye, në skuadrën e tij të ëndrrave, të projektuar në skemën 4-3-3 Eusebio Di Francesco ka rezervuar një vend në sulm pikërisht për Francesco Totti, përkrah Ryan Giggs dhe Gabriel Batistuta.

Kompanitë e basteve kanë marrë seriozisht dëshirën e trajnerit të Romës, aq sa kanë hapur një bast special mbi rikthimin e kapitenti legjendar verdhekuq. Në tabelën e basteve të kompanisë “Sisal Matchpoint”, raportohet nga “Agiproneës”, vihen baste për rikthimin në fushë të numrit 10, edhe pse për të thënë të vërtetën, kuotimi është pikërisht si në ëndrra, cilësuar nga koefiçenti 100.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat