Kosova shumë e fuqishme për Azerbajxhanin

Futboll

Kosova shumë e fuqishme për Azerbajxhanin

Më: 22 mars 2018 Në ora: 19:12
Përfaqësuesja e Kosovës

(E plotësuar) - U21 e Kosovës ka shënuar një fitore të rëndësishme në kualifikimet për Euro 2019.

Reshjet e borës e po ashtu moti i ftoftë, nuk i ka penguar djelmoshat e trajnerit Rafet Prekazi për të realizuar një paraqitje të mirë në stadiumin ‘Adem Jashari’, ku mposhtën 2:0 kombëtaren e Azerbajxhanit.

Pjesa e parë, u dominua në tërësi nga skuadra e Kosovës, që përmes Sulejmanit e Hasanit, arriti të krijojë disa raste të mira, por pa arritur të gjejnë rrjetën.

Po aq e mirë, ishte edhe në pjesën e dytë Kosova, por kjo paraqitje u bë më kuptimplote me dy gola të shënuara, që kishin rëndësinë e tre pikëve.

Luhej minuta e 54’ kur një aksion të bukur të Kosovës, e shndërroi në gol Florent Hasani, që ndezi atmosferën te ‘Dardanët’, që përkundër të ftohti nuk e ndalën për asnjë moment mbështetjen.

***

Kosova në grupmoshat U21 ka shënuar një tjetër gol kundër mysafirëve, Azerbajxhanit.

Golin për rezultatin 2 me 0 e shënoi mbrojtësi, Besfort Kolgeci në minutën e 60’të.

Florent Hasani shënon supergol për Kosovën

Kosova U-21 ka kaluar në epërsi kundër Azerbajxhanit

Florent Hasani e shënoi një gol të bukur për Kosovën pas një tollovie në 16 metërshin e Azerbajxhanit në minutën e 54. 

Fillon ndeshja Kosova U21 – Azerbajxhan U21

Ka filluar ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës U21 dhe Azerbajxhanit.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet Euro 2019, po zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Kosova këtë ndeshje e ka filluar me këtë formacion: Visar Bekaj; Besfort Kolgeci (C), Ardian Ismajli, Lirim Mema; Arian Kabashi, Kamer Krasniqi, Ron Broja, Dren Feka, Florent Hasani; Valmir Sulejmani, Mirlind Daku.

Kujtojmë se Kosova pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara numëron 7 pikë, dhe me një fitore të mundshme do të kalonte në vendin e dytë me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat