Juventusi insiston për Darmianin

Futboll

Juventusi insiston për Darmianin

Më: 22 mars 2018 Në ora: 15:42
Matteo Darmian

“Zonja e Vjetër” e do Darmianin, e jo Bellerinin.
Juventusi është duke shikuar për një mbrojtës të djathtë. Objektivi kryesor duket të jetë mbrojtësi i djathtë i Manchester United, Matteo Darmian, e jo Hector Bellerini i Arsenalit.

Goal mëson nga burime të sigurta se “Zonja e Vjetër” do të tentojë t’ia marrë 28 vjeçarin gjatë verës “Djajve të Kuq”, i cili është lënë në harresë nga Jose Mourinho.

Darmian u transferua në Angli nga Torino në vitin 2015.

Ai luajti më shumë në sezonin e parë, por gjërat u vështirësuan me Mourinhon në sezonin e dytë të italianit në “Old Trafford”, ndërsa këtë edicion ka bërë vetëm pesë paraqitje në Premierligë, 13 në të gjitha garat dhe pikërisht për këtë 28 vjeçari gjithashtu ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq” për t’iu bashkuar Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat