Aliji: Shpresoj mos ta zhgënjej Panuccin

Futboll

Aliji: Shpresoj mos ta zhgënjej Panuccin

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:38
Naser Aliji

La Kaiserslauternit duke qëndruar për 6 muaj pa ekip, por në merkaton e dimrit iu bashkua Virtus Entellas në Serinë B.

Naser Aliji për shumë vite ka qëndruar nën hijen e Ansi Agollit, por me mos-grumbullimin e 35-vjeçarit, mundësitë për të fituar vendin e titullarit më kombëtare janë më të mëdha.

Ansi Agolli nuk është grumbulluar, mendoni se ka ardhur momenti yt?

Një shans shumë i madh për mua, sepse Ansi nuk është grumbulluar. Shpresoj që të jem pjesë e formacionit jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe në vazhdimësi.

Sa të ka ndihmuar Panucci në karrierën tuaj?

Më ka ndihmuar shumë dhe dua ta falënderoj. Nuk është normale që të grumbullojë një lojtar pa ekip. Ka qenë një mundësi e mirë për të treguar veten dhe për të gjetur ekipin e ri.

Çfarë të ka thënë personalisht Panucci?

Më ka kërkuar të jem i gatshëm dhe të bëj stërvitje çdo ditë për të qenë mirë fizikisht. Nuk doja të rrija pa ekip, tani jam në Serinë B me Virtus Entellan dhe duhet të tregoj veten.

A je gati për vendin e titullarit?

Unë jam në formë shumë të mirë dhe në fund vendos trajneri për formacionin. Nuk dua të zëvendësoj Ansin, sepse jemi pak ndryshe. Unë dua të jem Aliji. Ansi ka vite në skuadër dhe është një person shumë pozitiv.

Sa ndryshon Panucci nga De Biasi?

Trajnerët italiane kanë pak a shumë të njëjtin taktikë. Kanë ndryshuar gjëra të vogla por jo shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat