Kështu dukej Vokrri kur ishte 11 vjeç, ndryshim i madh apo jo!

Futboll

Kështu dukej Vokrri kur ishte 11 vjeç, ndryshim i madh apo jo!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:32
Adil Vokrri

Vitet shkojnë, gjeneratat ndryshojnë dhe vjen një kohë tjetër. Në vitet e 80-ta, një foto interesante dhe e paparë deri me tash në opinionin sportiv se si dukej kur i kishte 11 vjeç, Adil Vokrri, i cili një periudhë luajti për Prishtinën në Ligën e Parë B të Ish Jugosllavisë (1989-1991), pastaj në kohën e pavarësimit të futbollit me Prishtinën, Besianën, kombëtaren e Kosovës.  Adili është vëllai i Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit, aktualisht kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Image

Në foto Adil Vokrri në këmbë në stadiumin e Prishtinës, kohën kur kishte 11 vjeç, ndërsa ulur është Gëzim Zhubi

Në foto shihet Adil Vokrri në këmbë në stadiumin e Prishtinës, kohën kur kishte 11 vjeç, ndërsa ulur është Gëzim Zhubi, foto e siguruar nga gazeta kombëtare “Bota sot”.  Adili kishte ardhur në Prishtinë 2 vjet e gjysmë pas largimit të vëllait të tij, Fadilit, i cili kishte shkuar në Partizan të Beogradit e pastaj në Nimes dhe Fenerbahce. Kjo foto është sa një mijë fjalë, por në fakt nuk ka ndryshuar edhe shumë Adili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat