Lopetegui e ka në mendje formacionin e Spanjës për Kupën e Botës, vetëm një vend në mesfushë është në dyshim

Futboll

Lopetegui e ka në mendje formacionin e Spanjës për Kupën e Botës, vetëm një vend në mesfushë është në dyshim

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:02

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui e ka ndarë mendjen për formacionin titullar të kombëtares së tij në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.  

Me vetëm tre muaj deri në fillimin e Kupës së Botës, trajneri i Spanjës, Lopetegui tashmë ka në mendje futbollistët që do të luajnë në Rusi.

Sipas gazetës spanjolle Marca, vetëm një vend në 11-shen titullare ka mbetur në dilemë se nga kush të mbulohet, pasi 10-të futbollistë tashmë kanë ‘siguruar’ vendin pas paraqitje mbresëlënëse këtë sezon.

Në portë pritet të startoj portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, ndërsa mbrojtja do të ketë nga dy futbollistë të Barcelonës dhe Realit.

Dani Carvajal do të luaj në të djathtë, Jordi Alba në të majtë dhe Sergio Ramos e Gerard Pique do të mbulojnë qendrën e mbrojtjes.

Në sulm mendohet se do të prijë Diego Costa, ndërsa nga krahët do të ndihmohet nga David Silva dhe Isco.

Në mesfushë, Sergio Busquets dhe Andres Iniesta kanë vendin e sigurt, ndërsa partneri i tyre i tretë është në dyshim, pasi tre futbollistë luftojnë për këtë pozitë.

Koke dhe Saul Niguez të Atletico Madridit dhe Thiago Alcantara i Bayern Munichut janë duke luftuar në këtë muajt e fundit para fillimit të Kupës së Botës për ta merituar një vend në formacionin titullar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat