Kur Presidenti historik i Kosovës, dr. Rugova, kishte nderuar Vokrrin në kohën e okupimit

Futboll

Kur Presidenti historik i Kosovës, dr. Rugova, kishte nderuar Vokrrin në kohën e okupimit

Nga: Kemajl Goca Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:59
Kur Presidenti historik i Kosovës, dr. Rugova, kishte nderuar Adil Vokrrin në kohën e okupimit

Vitet e 90-ta nuk do të shlyhen kurrë nga kujtesa e secilit shqiptar, kur përjetuan dhunën nga barbarët serbë. Vitet e rezistencës ndaj okupatorit të Serbisë. Vitet që u rezistua në të gjitha sferat. Sportistët dhanë gjithçka për të mbajtur gjallë sportin së bashku me sponsorë e donatorë. Presidenti Historik i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, çmonte lart sportistët e Republikës, ku shihet edhe në foto duke nderuar Adil Vokrrin, vëllain e Fadilit. Kjo foto është viteve të 90-ta, kohës së okupimit.

Image

Presidenti historik, dr. Rugova dhe Adil Vokrri

Adili ka qenë prej futbollistëve më të mirë, një periudhë luajti men Prishtinën në Ligën Parë B të ish Jugosllavisë, pastaj në kohën e pavarësimit të sportit ka qenë reprezentues i Kosovës, një kohë edhe në fanellën e Besianës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat