Costa i jep “goditje” të madhe Barcelonës dhe Manchester United

Futboll

Costa i jep “goditje” të madhe Barcelonës dhe Manchester United

Më: 21 mars 2018 Në ora: 23:34
Antonie Griezmann

Manchester United dhe Barcelona kanë një garë të nxehtë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Atletico Madrid, Antonie Griezmann.

Mirëpo në një intervistë, shoku i tij i skuadrës, Diego Costa ka bërë të ditur se sulmuesi francez nuk po shkon askund dhe se do të qëndroj në kryeqytetin spanjoll.

“Ai e di se ne e duam atë, se ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ai është ende me ne dhe ai nuk më ka thënë se po shkon akoma,” tha Costa.

“Unë do të isha i lumtur që ai të qëndrojë, të gjithë duhet të kërkojnë të mirën për veten e tyre, por sipas mendimit tim, më e mira për të është të qëndrojë”.

“Ai më thirrte çdo ditë për të më thënë të kthehesha në Atletico dhe tani ai nuk do të më lërë.

“Kjo nuk mund të jetë, ai do të qëndrojë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat