Usain Bolt nesër në prova te skuadra evropiane

Futboll

Usain Bolt nesër në prova te skuadra evropiane

Më: 21 mars 2018 Në ora: 23:02
Usain Bolt

Pasi e ka thënë disa herë si hipotezë duket se më në fund ka ardhur momentin që Usain Bolt të zbresë në fushë për të kuptuar nëse futbolli do të jetë e ardhmja e tij në sport, pasi t’i ketë dhënë lamtumirën garave të atletikës. Kampioni nga Xhamajka, rekordmen në garën e 100 dhe 200 metrave, ka deklaruar për “Premium Sport” se të enjten do të zhvillojë një test me klubin gjerman të Borussia Dortmund, ndihmuar nga fakti se kanë një sponsor të përbashkët teknik “Puma”.

Kësisoj, 8 herë kampioni olimpik e ka seriozisht idenë për t’u bërë futbollist dhe duke përfituar nga ndalesa për shkak të ndeshjeve të kombëtares, të enjten do të paraqitet në klubin e Dortmund për të bërë një test të vërtetë. “Jam shumë i emocionuar, – ishin fjalët e tij për gazetarët. – Dua të kuptoj se sa vlej si futbollit. Më pëlqen të luajë si sulmues i majtë, duke qenë se jam mëngjerash dhe atje mund të shfrytëzojë shpejtësinë time. A më mungon atletika? Më ka marrë malli për garat, jo për atletikën.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat