Manchester United ofron 50 milionë funte për yllin e Real Madridit

Futboll

Manchester United ofron 50 milionë funte për yllin e Real Madridit

Më: 21 mars 2018 Në ora: 23:01
Raphael Varane

Manchester United ka gati një ofertë me vlerë 50 milionë funte për mbrojtësin e Real Madrid, Raphael Varane.

Trajneri portguez, Jose Mourinho, është i interesuar të forcojë mbrojtjen e Unitedit, me Varane që po shfaqet përsëri në radarin e klubit.

Por, Reali nuk do të lejojë që futbollisti i tyre të shkojë lirë, ndërsa Toby Alderweireld i Tottenhamit dhe Samuel Umtiti i Barcelonës janë gjithashtu në listën e Mourinhos për afatin kalimitar të verës.

24 vjeçari u transferua tek Real Madridi në vitin 2011 nga skuadra franceze, Lens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat