Skandal në Angli, Chelsea akuzohet për diskriminim racorë

Futboll

Skandal në Angli, Chelsea akuzohet për diskriminim racorë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 21:00
Chelsea

Një futbollist, i cili nuk ka dashur që të përmendet me emër, ka thënë se ai me vite të tëra i ishte nënshtruar diskriminimit racor në Chelsea.

Ish futbollisti i Chelsea ka folur për atë se si ky diskriminim racorë kishte bërë që ai të vuan dhe t’i shkatërrohej personaliteti i tij në fillim të viteve 80’ta.

Futbollisti, i tha Sky News, se ai gjithmonë ishte quajtur “këpucë e zezë”, një zezak b....i lazdruar” dhe epitete të tjera në kohën kur ishte lojtarë i ri dhe mandej profesionist fillestar tek Chelsea.

Ai madje kujton një rast kur ishte pyetur: A i keni vjedhur pleqtë përsëri dhe a keni treguar si e keni fituar këtë pasuri në të zezë.

“Mendoja, si guxojnë të me pyesin për këtë gjë. Prindërit e mijë punonin shumë dhe investonin në karrierën time”, thotë ai.

Për të gjitha këto ai u frikësua ti tregojë, madje as gruas se tij, por jo deri me tani pasi që dy futbollist me 13 dhe 18 vjeç treguan se kanë pasur abuzim pak a shumë të njëjtë në janar të këtij viti.

Tani i dëmtuari pritet të merr masa ligjore kundër Chelsea FC pasi që konsideron se klubi nuk i ka përmbushur detyrat për ta mbrojtur atë nga abuzimi.

“Nuk është për para. Është për atë se çfarë kohe të keqe kam kaluar në këtë klub...një eksperiencë traumatike”, ka thënë ai.

“Disa herë më është dashur të mos shkojë në stërvitje për shkak se isha sëmurë fizikisht dhe më shumë mendoja se me çfarë akuzash do të përballesha kur te kthehem në stërvitje”.

“Ata më shkatërruan si person. Ata e shkatërruan vetëbesimin tim”, thotë ai.

Futbollisti, që tani është afër 50 vjeçar, thotë se gjithmonë gjende ndonjë justifikim për të mos shkuar në klub, që rezultuan me prishje të kontratës dhe më përfundimin e ëndrrave të tij si futbollist me karrierë profesioniste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat