Kosova U19 pësoi humbje ndaj Portugalisë

Futboll

Kosova U19 pësoi humbje ndaj Portugalisë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 20:45
Pamje nga ndeshja

Kosova e grupmoshave deri në 19 vjet ka pësuar humbje në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Finlanda 2018”.

Përfaqësuesit tanë nuk arritur të rrëmbejnë pikë si mysafirë i Portugalisë duke u mposhtur me rezultat 5-0.

Gjatë gjithë ndeshjes vendasit ishin më të mirë, megjithëse, lojtarët e Kosovës treguan lojë të mirë.

Thierry Correia shënoi golin e parë në të pestën minutë, për t’i lënë vend Jose Gomesit, i cili dyfishoi epërsinë në të dhjetën minutë.

Në pjesën e dytë portugezët arritën të shënojnë edhe golin e tretë në ndeshje, i cili ishte edhe i fundit në këtë takim.

Joao Felipe në pjesën e dytë, përkatësisht në të 52 minutë shënoi golin e tretë për iberikët, të cilët konsiderohen edhe favoritë të grupit.

Gedson Fernandes shënoi edhe golin e katërt në minutën e fundit të takimit për portugezët.

Por, ky nuk  ishte edhe goli i fundit pasi që vendasit shënuan edhe një gol në kohën shtesë.

Ishte Mesaque Dju që vulosi rezultatin përfundimtar 5-0, e cila ishte një ndër humbjet e thella për përfaqësuesen sonë.

Pas kësaj, Portugalia është lideri i Gupit 5 me tre pikë ndërsa Kosova pa pikë mbetet e fundit. Theksojmë se takimi i parë i këtij grupi është zhvilluar mes Irlandës dhe Sllovakisë, i cili përfundoi 1-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat