A mund të rikthehesh në Bundesliga?

Futboll

A mund të rikthehesh në Bundesliga?

Më: 21 mars 2018 Në ora: 18:10
Emre Can

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, nuk e përjashton mundësinë që në afatin kalimtar veror të ndërrojë mjedis. “Nuk dua të përjashtoi asgjë. Nuk e di se çfarë do të ndodh në verën e ardhshme, por jam i sigurt të them se kualitet e mia janë të mjaftueshme për të luajtur në çdo klub të madh. A mund të rikthehesh në Bundesliga? Pse jo, por më duhet të pranojë se niveli ka rënë dukshëm në vitet e fundit. Premier League mund të shpenzojë shumë para në transferime dhe kjo është shumë e rëndësishme për lojtarët. Po bëjë mirë në Angli tani për tani, por La Liga është shumë tërheqëse. Por, edhe Serie A është rritur në vitet e fundit, ashtu edhe Ligue 1, një nga më të rëndësishme në Evropë”, ka thënë Can.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat