Kombëtarja e Kosovës mbajti stërvitjen e parë në Paris

Futboll

Kombëtarja e Kosovës mbajti stërvitjen e parë në Paris

Më: 21 mars 2018 Në ora: 15:27
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur seancën e parë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Bernard Challandes në Paris, në prag të dy ndeshjeve miqësore kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos.

Nga afër seancën stërvitore të kombëtares e ka ndjekur edhe presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri. Kombëtarja synon që të përgatitet sa më mirë për dy sfidat që e presin. Futbollistët tanë punojnë me zell të shtuar që të jenë të gatshëm, në radhë të parë për takimin me Madagaskarin, që luhet të shtunën e fundjavës (20.00) dhe për 27 mars kundër Burkina Fasos (18.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat