Prokuroria spanjolle kërkon dënim me 5 vjet burg për Alonson

Futboll

Prokuroria spanjolle kërkon dënim me 5 vjet burg për Alonson

Më: 21 mars 2018 Në ora: 15:18
Xabi Alonso

Futbollisti i porsa pensionuar, Xabi Alonso, mund të përballet me dënim me burgim disa vjeçar dhe gjobë milionëshe pas akuzave për mashtrim tatimor.

Prokuroria e Spanjës ka kërkuar që ish-përfaqësuesi i ekipit kombëtar spanjoll, Xabi Alonso, të dënohet me 5 vjet burg dhe të gjobitet me 4 milionë euro, raporton Reuters.

Alonso, i cili ka luajtur për skuadrat si Real Sociedad, Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munich, akuzohet se e ka mashtruar shtetin spanjoll për për një shumë parash prej 2 milionë euro në lidhje me të drejtat e imazhit mes viteve 2010 dhe 2012.

Alonso i mohon akuzat, sipas Sky Sports.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat