“Lum trajneri që e ka, Lionel Messi ka vlerën e tre lojtarëve!”

Futboll

“Lum trajneri që e ka, Lionel Messi ka vlerën e tre lojtarëve!”

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:05
Lionel Messi

Javier Mascherano dha një intervistë për “Fox Sports”, në të cilën ai lavdëron shokun e tij dhe shokun e ekipit kombëtar, Leo Messi. “Ne po flasim për dikë të veçantë, që evoluon vit pas viti.

Mënyra e tij e lojës ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Kur një trajner ka Leon në dispozicion, ai ka një lojtar sa për tre”. Mascherano, lojtari i Barcelonës në mes të viteve 2010 dhe 2018, nënvizon se Messi bën gjithçka të drejtë. “Ai tërhiqet deri poshtë në fushë, për t’u “armatosur”, për të ndihmuar dhe për të përcaktuar pastaj fatin e ndeshjeve. Çfarë është Messi? Sipas evolucionit të tij, ai nuk është sulmues, nuk është mesfushor, nuk është golashënues…, por bën mijëra gola”.

Lojtari i kinezëve të Hebei Fortune, gjithashtu, pret më të mirën e Messit në ekipin kombëtar dhe te Barça edhe për disa vite. “Unë shpresoj që Leo të mund të vazhdojë me këtë nivel për Argjentinën dhe për Barcelonën. Leo duket i lumtur dhe kjo, gjithashtu, e ndihmon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat