Drejt largimit

Futboll

Drejt largimit

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:49
Ander Herrera

Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera, mund të jetë një nga emrat e destinuar për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit aktual.

Trajneri Jose Mourinho po përgatit një revolucion në verë, me disa lojtarë që do të bëjnë gati valixhet dhe sipas Mundo Deportivo një prej tyre është edhe Herrera, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2019. Në rast të një largimi, hipoteza më e mundshme për 28-vjeçarin është rikthimi te Athletic Bilbao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat