Kush ha “fast food” përjashtohet nga Kombëtarja

Futboll

Kush ha “fast food” përjashtohet nga Kombëtarja

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:22
Pamje nga një stërvitje

Trajnerët shpesh vendosin regjime ushqimore për ekipet e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për ndeshje shumë të rëndësishme. I fundit që ka menduar të ushtrojnë një strategji të tillë është edhe trajneri i Anglisë, Gareth Sauthgejt.

Ai i ka kërkuar stafit të hotelit Hilton që të mos shërbejnë asgjë veç kafes dhe çajit nga Starbucks. Janë hequr nga menu-ja sanduiçet, ëmbëlsirat dhe nuk do të shërbehen as shurupe të ndryshme. Kush do të thyejë këto rregulla do të largohet nga grumbullimi, ndërsa stafi i hotelit do të pushohet nga puna.

Kombëtarja angleze po përgatitet për dy ndeshjet miqësore me Holandën dhe Italinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat