Messi stërvitet te Real Madridi

Futboll

Messi stërvitet te Real Madridi

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:42
Lionel Messi

Ylli i Barcelona-s Lionel Messi do të largohet nga baza e tij e zakonshme e La Masia-s për t’u stërvitur në qendrën stërvitore të Real Madrid për ndeshjen e Argjentinës me Spanjën.

Miqësorja e javës së ardhshme do të zhvillohet në Wanda Metropolitano, shtëpia e Atletico Madrid, por FA Argjentinase ka zgjedhur bazën e Los Blancos për të kryer seancat stërvitore.

Këto do të jenë tre ditë të veçanta për Messi, i cili që në moshën 13-vjeçare konsiderohet si armiku i Realit.

Një grup i skuadrës argjentinase, minus Messi-n, u grumbullua në Mançester për t’u përgatitur për miqësoren e parë ndaj Italisë.

Albiceleste do të shpresojë që idhulli i ekipit Messi t’i bashkohet sa më shpejt skuadrës.

Argjentina do të ndeshet me Italinë përpara ndeshjes ndaj Spanjës të martën tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat