Alisson, portieri që t'i fiton 15 pikë më shumë në vit - më shumë se një sulmues

Futboll

Alisson, portieri që t'i fiton 15 pikë më shumë në vit - më shumë se një sulmues

Më: 21 mars 2018 Në ora: 06:44
Alisson

“Do të ulesha në një tavolinë me klubin që do të vinte, vetëm për respekt. Kontrata e tij duhet rishikuar për ta bërë të ndihet i qetë, duke i shpjeguar projektin e plotë. Sa vlen? Më shumë se 120, në panoramën e futbollit Alisson vlen sa një sulmues, të ndihmon të fitosh 15 pikë më shumë në vit”.

Pas një viti të kaluar në stol, Alisson ka bërë për vete Romën dhe botën e futbollit, vlera e tij është shtatëfishuar tani dhe verdhekuqtë po përgatiten të përballen me merkaton, të ndarë mes kuriozitetit për ofertat që mund të vijnë dhe shqetësimit për mundësinë e largimit të tij.

Një që e njeh mirë ambientin dhe rolin është Marco Amelia. Ish-romanisti ka folur për “RMC Sport”:

– Real Madrid interesohet për Alisson…

“Kyr ke lojtarë të këtij niveli, është normale që klubet e mëdha të interesohen. Janë 3 vite që e njoh dhe që kam besim tek Alisson, do të doja që të qëndronte te Roma për shumë vite dhe të bëhej portieri më i mirë në botë me fanellën verdhekuqe. Real Madrid të vë në vështirësi, sepse përveç parave mund të ofrojnë gjithçka tjetër. Ka shumë rëndësi dëshira e lojtarit. Luan me një qetësi të pabesueshme, që e bën edhe ekipin të ndihet i sigurt”.

– A do ta shisja për 60 mln euro, po të isha një drejtues i Roma-s?

“Do të ulesha në një tavolinë me klubin që do të vinte, vetëm për respekt. Kontrata e tij duhet rishikuar për ta bërë të ndihet i qetë, duke i shpjeguar projektin e plotë. Sa vlen? Më shumë se 120, në panoramën e futbollit Alisson vlen sa një sulmues, të ndihmon të fitosh 15 pikë më shumë në vit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat