Sacchi paralajmëron Realin: Juve, më e fortë se sezonin e kaluar

Futboll

Sacchi paralajmëron Realin: Juve, më e fortë se sezonin e kaluar

Më: 21 mars 2018 Në ora: 06:33
Arrigo Sacchi

Arrigo Sacchi, trajneri historik i Milanit dhe ish-drejtor sportiv i Real Madridit, paralajmëron kampionët e Europës në fuqi për rrezikun që paraqet kundërshtari i tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai thotë se ky Juventus është më i fortë se ai që eliminoi Barcelonën në çerekfinale dhe humbi në finale të Champions-it të sezonit të kaluar. “Juventus jo gjithmonë ia del të bëjë një futboll estetik, por unë mendoj se është një ekip më i fortë se sezonin e kaluar. Në fakt, unë mendoj se bardhezinjtë mund të luftojnë deri në fund në Ligën e Kampionëve”, – ka thënë Sacchi në “RMC Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat