Teka e fundit e Pogba quhet Nyemar, braziliani do 60 mln për të harruar, CR7 mes Anglisë dhe Azisë

Futboll

Teka e fundit e Pogba quhet Nyemar, braziliani do 60 mln për të harruar, CR7 mes Anglisë dhe Azisë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 00:12
Pogba dhe Neymar

Të pasur pa limit, por të pakënaqur. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për modelin e flokëve (e ndërrojnë më shpesh se fanellën e stërvitjes) apo për skuadrën në të cilën kanë kërkuar me çdo kush të bëhen pjesë (ose për t’u kthyer) dhe që tani do të donin ta braktisnin (për një tjetër ku do të paguheshin më shumë). Në fund, nëse nuk arrijnë atë që duan, mërziten, harrojnë se jeta e vërtetë është një gjë tjetër dhe se ata janë të privilegjuar. Le të marrim Paul Pogba, për të cilinën trajneri i Francës, Didier Deschamp, ka thënë se nuk është i lumtur për shkak të situatës që po kalon tek United, ku Jose Mourinho (i cili nuk bën diferencë mes një lojtari që mund të ketë kushtur 1 sterlinë apo 89 milionë) e ka lënë në stol në dy ndeshjet e fundit, ndërsa kundër Liverpool nuk ka luajtur sepse ka qenë i dëmtuar.

“Nuk i di detajet, duhet të flas me Paul, por është e qartë se nuk ndihet mirë në këtë situatë”, ka thënë Deschamps. Një situatë që duket se po mundohet ta zgjidhë Mino Raiola, i cili është vënë në kërkim të një ekipi të ri për t’i kthyer “lumturinë” klientit të tij. Ndoshta, super menaxheri mund të arrijë të realizojë ëndrrën e mesfushorit, i cili ka dëshirë të luajë një ditë me Neymar, të cilit i adhiron gjithçka “duke filluar nga lumturia me të cilën luan në fushë dhe që i vjen nga fakti që është brazilian, sepse në Brazil futbolli është jetë dhe të gjithë luajnë”, ka thënë francezi në një intervistë të dhënë për “TyC Sports”.

Në të vërtetë, duket se Neymar po argëtohet vetëm jashtë fushës duke parë se nuk humb rast për të shijuar jetën e natës qëkur është kthyer në atdhe për të rikuperuar nga operacioni në këmbë: dalja e fundit ka qenë për ditëlindjen e motrës së të fejuarës së tij, Bruna Marquezine, me lojtarin që ka shkuar në diskotekë me paterica dhe që ka kërcyer me një këmbë. Braziliani ka kërkuar që PSG t’i trefishojë rrogën duke kaluar nga 20,5 milionë euro që merr tani në 60 dhe, nëse klubi pranon, ka shumë mundësi që “O Ney” të mos ndihet më i pakënaqur në Francë dhe ta harrojë shumë shpejt Real Madrid-in.

Por, nëse ish-ylli i Barcelona-s do të transferohet në Madrid, mbetet të kuptohet se çfarë do të ndodhë me Cristiano Ronaldo-n, i cili nuk është nga ata që pëlqen ta ndajë suksesin me të tjerët, me përjashtim të rastit kur bëhet fjalë për të fejuarën e tij Georgina (siç ka ndodhur në Quina Aëards, në Lisbonë, ku është vlerësuar si portugezi më i mirë i 2017-ës). Edhe pse Luis Felipe Scoalro ka bërë të ditur se CR7 “më ka pyetur shpesh për jetesën në Kinë dhe unë i kam thënë gjithçka duke i shpejguar se kujtdo që i jepet kjo mundësi duhet të shkojë në Kinë, sepse është vendi më i madh në botë”, ka pak mundësi që ylli i Real Madrid do të vendosë të transferohet në Kinë në të ardhmen e afërt.

Por as te Newcastle, ku do ta donte miku i tij Floyd Mayweather, i cili, sipas “Star on Sunday”, po mendon tw blejw klubin e Premier League dhe “t’i kërkoj mikut tim Ronaldo qw ta mbyllw karrierën te Newcastle”. Njw skenar qw bwn pak pwr tw qeshur, por kampionwt e sotwm tw futbollit, sicc dihet, ndryshojnw mendje shpesh dhe janw shumw tekanjozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat