Salah “çmend” Egjiptin, Vodafone jep 11 min falas për çdo gol të tij

Futboll

Salah “çmend” Egjiptin, Vodafone jep 11 min falas për çdo gol të tij

Më: 20 mars 2018 Në ora: 22:14
Mohamed Salah

Golat e Mohamed Salah që nga mbërritja në Liverpool verën e kaluar e kanë bërë atë “Faraonin” e ri të Egjiptit dhe njeriun për të cilin flet e gjithë Anglia.

Megjithatë, golat e tij të ardhshëm, duket se do të bëjnë të gjithë Egjiptin të flasë. Kjo falë një partneriteti të Salah me Vodafone Egjipt për të promovuar gjigantin e telekomunikacionit.

Vodafone Egjipt si pjesë e një iniciative të veçantë, ka konfirmuar se për çdo gol që Salah shënon deri në fund të sezonit me Liverpool, ata do t’u japin klientëve nga 11 minuta falas kohë bisede.

Salah ka shënuar 36 gola në 41 ndeshje këtë sezon, dhe duke pasur parasysh se mbeten të paktën nëntë ndeshje të Liverpool, ai mund t’i kushtojë miliona Vodafone në Egjipt.

Sipas faqes së tyre të internetit, ata kanë 43 milionë abonentë aktivë. Javën e kaluar u shfaq edhe reklama e tij e parë televizive, në të cilën ai viziton vende të ndryshme rreth Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat