Allegri “fërkon duart”, Chiellini gati për ndeshjet e Champions ndaj Real

Futboll

Allegri “fërkon duart”, Chiellini gati për ndeshjet e Champions ndaj Real

Më: 20 mars 2018 Në ora: 22:03
Giorgio Chellini

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chellini ka braktisur kombëtaren pas problemeve muskulore në kofshën e djathtë dhe sot pasdite i është nënshtruar disa analizave të detajuara për të verifikuar shkallën e dëmtimit. Në faqen e saj zyrtare, skuadra bardhezi ka publikuar edhe përfundimin e analizave, që sjellin optimizëm për sa i përket rikuperimit në kohë të lojtarit pas pushimit për shkak të kombëtares.

Për fat të mirë dëmtimi i pësuar në ndeshjen ndaj Spal në kampionat nuk është i rëndë edhe pse situata do të monitorohet dita-ditës, për të parë se si do të shkojë rikuperimi. Madje Chiellini ka nisur menjëherë nga fizioterapia për të qenë gati për ndeshjen e radhës në kampionat edhe pse objektivi kryersor i stafit mjekësor është që lojtari të jetë gati për ndeshjet e Champions League, ndaj Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat