Raiola: Nuk e kishte karakterin Ventura, nuk e ka as Di Biagio

Futboll

Raiola: Nuk e kishte karakterin Ventura, nuk e ka as Di Biagio

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:39
Mino Raiola

Trajneri i përkohshëm i kombëtares së Italisë, Gigi Di Biagio, e kishte shpjeguar mosgrumbullimin e Mario Balotellit për dy miqësoret e marsit: “Nuk mjaftojnë golat, duhen edhe paraqitjet”. Më pas vjen reagimi i ashpër i menaxherit të futbollistit të Nices, Mino Raiola: “Kombëtarja duhet të prezantohet me më të mirët, por më të mirët nuk merren në konsideratë. Tek Italia mendojnë të gjithë për trajnerin, në një kohë kur duhet një drejtor sportiv. Kjo skuadër ta shpif, është plot me njerëz të dështuar”. “Për ta thirrur duhet të njeri me karakter, nuk e kishte karakterin Ventura, nuk e ka as Di Biagio”, tha Raiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat