Kur statistikat flasin, 25 vjeçari Icardi golashënues më i mirë se CR7 e Higuain

Futboll

Kur statistikat flasin, 25 vjeçari Icardi golashënues më i mirë se CR7 e Higuain

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:06
Icardi ishte lojtari kryesor i ndeshjes Samp – Inter

Në vitet e fundit Mauro Icardi ka qenë shtylla kryesore e Interit, edhe pse sukseset e zikaltërve kanë munguar.

Pas katër golave ndaj Sampdorias në fitoren 5-0 ai arriti shifrën e 103 golave në Serie A, këto të shënuara në 180 paraqitje.

Si 25 vjeçar në top pesë ligat evropiane, vetëm Lionel Messi me 169 gola, Sergio Aguero me 109 dhe Wayne Rooney me 107 gola kanë bërë më të mirë se kapiteni i Interit.

Ndërsa, kur Gonzalo Higuain (97) dhe Cristiano Ronaldo (98) ishin në moshën e tij kishin shënuar më pak gola.

Aktualisht në 24 ndeshje ai ka shënuar 22 gola sezonal në kampionatin italian, vetëm Ciro Immobile ka më shumë, 24 gola.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Milano është kundër Hellas Veronës dhe mundësit që Icardi të shënojë janë të mëdha.

Vlen të theksohet se Mauro është një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin evropian. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat