Pjanic rivalëve: Ja pse nuk do fitoni asgjë

Futboll

Pjanic rivalëve: Ja pse nuk do fitoni asgjë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:31
Miralem Pjanic

Miralem Pjanic ka folur për Juventus, Napoli dhe Roma. Pa u kursyer, mesfushori bardhezi ka thënë të vërtetat e tij duke përfituar nga nëdërprerja e kampionatit për ndeshjet e kombëtareve. Boshnjaku i ka thurur elozhe skuadrës dhe trajnerit të tij, por ka thumbuar ish-klubin dhe rivalët për titullin në këtë sezon.

“Duhet shumë punë dhe djersë, vetëm kështu mund të arrihen rezultatet. Allegri më ka përmirësuar shumë si lojtar, jam më i pjekur dhe kam një vizion më të mirë”, ka thënë Pjanic.

Dhe, nëse Juventus arrin gjithmonë rezultate, nuk dodh e njëjta gjë në vend të tjera. Te Roma, për shembull, një klub që Pjanic e njeh shumë mirë. Dhe kjo duket se ndodh për shkak të një mentaliteti të gabuar, për bindje të vjetra dhe paragjykime të rrënjosura. Si justifikimi se Juventus ndihmohet nga arbitrat.

“Eedhe tek Juventus është e vështirë të fitohet, por dikush beson të kundërtën, si Nainggolan, për shembull. Te Roma është gjithçka më e vështirë, nuk ka ekuilibër, një sukses të dërgon në qiellin e shtatë, një humbje të fundos. Tifozët janë shumë të lidhur me skuadrën. Mua do të më kishte pëlqyer të fitoja me verdhekuqtë, por nuk ia kam dalë. Jam larguar sepse doja stimuj të rinj, nuk ka qenë një tradhti”.

Ndërkohë, Napoli ka ndërtuar një ekip për të fituar titullin, por, sipas Pjanic, ka bërë një gabim të madh: janë parë më shumë në pasqyrë dhe nuk kanë parë rezultatet.

“Jam dakord me Allegri-n kur thotë se në futboll kanë rëndësi vetëm fitoret. Mund të themi se Napoli luan futbollin më të bukur në Itali, por ne jemi më të rrezikshëm dhe mbrohemi më mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat